Gazetari i Klan Kosovës Ardian Gaxherri, pati kritika të ashpra drejtuar Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit Albin Kurti, rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit.
Sipas Gaxherrit, sjelljet e deputetëve të VV-së janë sikur të fëmijëve apo siç i quajti ai "fëmijaq".
"E pamë Agim Bahtirin, duke shkuar me i mëshu 'haraq' në vota. Duke thënë: "Bjermini nënshtrimet". Ai duke mos ditur se ato janë vota dhe nuk janë veç nënshkrime", tha Gaxherri.
"Pastaj një seancë që i duartrokitën dështimit të vet. Çfarë hipokrizie, dështoi të zgjidhet presidenti dhe ata duartrokitën elozhesë së Albin Kurtit se sa bukur foli. Ju se keni marrë vesh ju jeni budallë A e din se na i rrehim shuplaka se ky është "pejgamberi" jonë", shtoi ai.
Për herën e pestë brenda një kohe të shkurtër, qytetarët e Kosovës do t'i drejtohen kutive të votimit.
Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, zgjedhjet e parakohshme mbahen më së largu 45 ditë nga shpërbërja e Kuvendit.
https://www.youtube.com/watch?v=3cVXP7m9t2k
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.