Lajmet e fundit

Në orët e mbrëmjes ku dhe po vazhdonte seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, nuk u përjashtuan momentet e acarimit të deputetëve.
Kjo pasi Vetëvendosje vendosi që të dal me një pano para deputetëve të parlamentit, ku aty figuronin fotograi të zyrtarëve të lartë të Institucioneve të Kosovës, njofton Klan Kosova.
Ndërsa derisa deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu po mbante fjalimin e saj, aty parapriu Deputetja e LDK-së Besa Gaxherri e cila dhe iu drejtua Haxhiut me këto fjalë:
‘’Mshele mori mo. Nuk ka gjë më të ulët për mua se sa të merrem me ju deputete’’ ka përfunduar Gaxherri duke iu referuar Albulena Haxhiut, njofton Klan Kosova.
Nxitja gjatë këtij debati në Kuvendin e Kosovës pasoi kur Albulena Haxhiu ndërhyri në fjalimin e Besa Gaxherrit teksa po akuzonte Lëvizjen Vetëvendosje për hedhje gazi dhe dëmtim të Institucioneve të Kosovës.