Lajmet e fundit
“Ai është më i fortë se unë. Ka një fizik mbresëlënës, ndërsa shënon më shumë se unë. Ai është një ‘bishë’”

Gennaro Gattuso është rikthyer te Milani, këtë herë në rolin e trajnerit të të rinjve kuqezi.
Megjithatë, ish-mesfushori energjik i Milanit nuk mund të qëndronte pa dhënë edhe ai mendimin e tij për ndryshimet e mëdha që ka pësuar skuadra në këtë fillim sezoni.
Gattuso është ndalur tek Franck Kessie , mesfushori i transferuar nga Atalanta te kuqezinjtë në merkaton e verës.
Rino Gattuso nuk është kursyer aspak në vlerësimin për mesfushorin e ri të Milanit, ndërsa e krahason me veten e tij, ai thotë se 20-vjeçari është më i mirë.
“Ai është më i fortë se unë. Ka një fizik mbresëlënës, ndërsa shënon më shumë se unë. Ai është një ‘bishë’”.