Italia arriti gjysmën e objektivit, të jetë në playoff të Kupës së Botës, sepse Norvegjia praktikisht e ka siguruar tashmë biletën direkte nga vendi i parë në grup (është pothuajse e pamundur të rikuperohet diferenca e golave me Haalandin dhe shokët e tij).
Italia e Gattusos bëri detyrën mposhti Izraelin me rezultat të pastër 3-0 dhe siguroi matematikisht mundësinë për të luftuar për një vend në Kupën e Botës 2026 në SHBA, Meksikë dhe Kanada përmes playoff-it.
“Bëmë paraqitje të mirë, të gjithë e kujtojmë ndeshjen e muajit të kaluar,” theksoi trajneri Gattuso pas fishkëllimës përfundimtare. “Na kishin bërë të ‘vallëzonim’ atëherë, duke na vënë në vështirësi. Duhet t’u bëhen komplimente djemve, edhe Gigios që bëri disa pritje të mira. Personalisht jam i kënaqur, pashë një shpirt të madh dhe jam i lumtur që nuk pësuam gol. Bëmë ndeshjen që duhej ta bënim, edhe pse sot kishim gjithçka për të humbur... Shumë, shumë mirë. Meritat do t’i marr vetëm nëse arrij ta përmbush objektivin. Përndryshe, do të shkoj të jetoj larg Italisë. Edhe tani jam disi larg, por do të shkoj edhe më larg. Një gjë që duhet ta përmirësojmë? Kam ndjesinë që kjo skuadër frikësohet kur pëson diçka. Duhet të përmirësohemi në këtë aspekt: nuk duhet të na kapë paniku sa herë që pësojmë diçka", përfundoi Gattuso.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.