Lajmet e fundit

Vendi ku do të ushqehen qindra besimtarë të fesë islame mbi platonë e Pallatit të Rinisë në Prishtinë është gati, ku për 29 net radhazi vakti i iftarit do të shërbehet falas, njofton Klan Kosova.
Për këtë u angazhua edhe organizata turke EyupSultan Vakfi që drejtohet nga vullnetarë me prejardhje nga Kosova që dikur kishin emigruar në Turqi.
Organizata turke së bashku me Bashkësinë Islame të Kosovës dhe biznese vendore, çdo natë do të shtrojnë 2000 iftare në Prishtinë, 1000 në Mitrovicë dhe 1000 mijë në Skenderaj.
Në Bashkësinë Islame bënë me dije se pa ndihmën e donatorëve organizimi i darkave të tilla do të ishte i pamundur.
Si pjesë e kësaj të fundit, organizata humanitare Bereqeti mori përsipër organizimin e iftarëve.
Menytë që do të shpërndahen janë të ndryshme, në të cilat ka edhe mish nga prerjet e kurbaneve nga Bajrami i kaluar e që është ruajtur nëpër vende të sigurta.
Kronikë nga Enis Reçica