Lajmet e fundit

Edhe pse koha po bën pak naze, jemi zyrtarisht në periudhën e verës.
Me siguri do keni blerë rrobat e banjës për këtë verë, ose i keni që nga viti i shkuar. Por duhet të provoni dhe të guxoni me trendin e ri. Rroba banje trupore. Pse jo?
Ja ku ka ardhur momenti të inspiroheni nga yjet e modelingut, muzikës, por edhe botës së showbiz-it për trendet e rrobave të banjës për verën e 2016, shkruan revistaclass. Ky është viti i ngjyrave, ndaj jepini sa më shumë ngjyrë verës suaj.
Gladiator
Ky lloj modeli është në modë prej kohësh. Mund të jenë të sheshta ose me taka. Janë interesante, sepse kombinohen me veshje të ndryshme, por janë edhe komode sepse i japin këmbës shumë hapësirë.
Me thurje
Një prej modeleve që po tundon shumë vajzat fashion. Shumë kanë filluar t’i preferojnë për t’i veshur edhe në plazh, sepse kanë pamje sportive në shumë raste. Janë funksionale, sidomos nëse janë të sheshta. Vijnë në disa variante dhe ngjyra lëkure.
Me lidhëse
Sandalet me lidhëse janë rikthyer, madje me lidhëse në të gjithë këmbën. Shumë dizajner i propozojnë si modele rreth kyҫit të këmbës, ndërsa të tjerë mendojnë se lidhëset duken bukur në të gjithë këmbën. Mund të zgjedhësh cilindo model që të përshtatet më shumë.
Me takë të plotë
Në ndryshim nga të gjitha modelet e tjera, sandalet me takë të plotë janë më të thjeshta për të gjithë dizajnerët. Ndoshta në të ardhmen, kombinimi i dy ngjyrave bazë me lidhësen rreth kyҫit të këmbës do të jetë më i preferuari edhe për shkak të rehatisë që të krijon. Për momentin në këtë sezon, ky model mund të shkojë shumë me pantallona të gjera treҫerekëshe, ideale për ditët e nxehta. Por po ashtu shkojnë shumë edhe me fundet e shkurtra.
Platformat
Sandalet me platformë tërheqin vëmendjen e të gjithëve, por ҫ’është më e rëndësishme të shtojnë centimetrat dhe të japin siguri. Sidomos për fustanet e verës, mbrëmjet dhe festat e nxehta mes miqsh, një zgjidhje e zgjuar. Me një look neutral, këto lloj sandalesh do të jenë një detaj interesant.
Ortopediket
Sandalet ortopedike janë shpëtim për të gjithë sa herë i ndien këmbët e lodhura. Nëse do të largohesh nga takat, por pa harruar detajet femërore, kjo zgjedhje është ideale.