Lajmet e fundit

Sot ka nisur viti i ri shkollor 2021/2022, në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar, me vendim të fundit të Qeverisë së Kosovës për masat antiCOVID.
Drejtori i gjimnazit “Hivzi Sylejmani” në Fushë Kosovë, Amir Pllana, teksa ka uruar të gjithë nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor ka bërë të ditur se të gjithë mësimdhënësit e këtij gjimnazi janë vaksinuar me të dy dozat e vaksinës ndaj COVID-19, njofton Klankosova.tv.
“Është viti i tretë gati që përballemi me pandeminë dhe as ky vit nuk është i lehtë, por uroj më të mirën për nxënësit”.
Pllana në "Sytë 7" tregoi se vitin shkollor do të nisin me prezencë të nxënësve në klasa.
“MASHTI ka dalë me katër skenare për këtë fillim viti shkollor, janë rikthimi në shkollë dhe tri skenaret paraprake që kanë qenë. Ne do të nisim me skenarin A që parasheh që një klasë të ketë jo më shumë se 20 nxënës. Ne do ta realizojmë këtë skenar pasi nuk kemi forma tjera pasi skenari i mësimit online ka pasur probleme dhe vështirësi për këtë jemi përkushtuar që të kemi skenarin A me prezencë të nxënësve në shkollë.
“Do të shkojmë me gjashtë orë në ditë nga 40 minuta në dy ndërrime”.
“Tek nxënësit nuk kemi shifra por nga klasat e 11-ta dhe 12-ta dimë se ka nisur vaksinimi ndërsa të gjithë mësimdhënësit janë të vaksinuar me të dy dozat e vaksinave”.
Pllana vlerëson se shtyrja e dytë që iu bë fillimit të procesit mësimor nuk ka qenë e menduar mirë.
“Shtyrja e dytë sipas gjykimit tim nuk ka qenë e menduar mirë pasi ishte paraparë fillimi më 13 shtator humbja e 18 ditëve mësimore janë të mëdha për nxënësit”, tha Pllana.