Lajmet e fundit

Katnis Everdeen po bëhet gati për luftë në promon e filmit The Hunger Games: Mockingjay- Pjesa e dytë.
Ylli i filmit, aktorja Jennifer Lawrence edhe kësaj radhe ka qenë në qendër të vëmendjes me aktrimin e saj në filmin më të ri të bazuar në librin The Hunger Games.
Në pjesën e dytë të filmit, Katnis Everdeen (luajtur nga Jennifer Laërence), ajo do të drejtojë distriktin e saj në luftën kundër kapitolit.
Katniss dhe ushtarët e Distriktit të 13, do të fillojnë luftën kundër Presidentit Snow.
Fansat e këtij filmi do të mund ta shohin për herë të parë me 20 nëntor.
Hunger Games (Lojërat e urisë), është një film i cili paraqet luftën për të mbijetuar. Në film paraqitet një lojë që organizohet nga udhëheqësia e një vendi imagjinar, Capitol ku të rinjtë, të varfër nga distriktet punëtore të kësaj shoqërie bëhen pjesë e argëtimit të të pasurve.
Në lojëra paraqitet lufta për mbijetesë, dhe duhet të ketë vetëm një fitues. Gjatë sfidave të gjithë vdesin dhe vetëm më i mencuri dhe më i forti mbijeton.
Në pjesën e parë të filmit është Katnis Everdeen ajo që e fiton garën e në pjesën e fortë ajo vjen e fuqizuar dhe e bindur se Capitol-i duhet luftuar.
Më poshtë mund t’i ndiqni disa sekuenca të shkëputura nga filmi: