Lajmet e fundit

Orhidea Latifi që njihet me nofkën Kida ka ditë që ka njoftuar për këngën dhe klipin e saj të ri që do të vi në bashkëpunim me këngëtarin e ri Mozzik.
Producent të kësaj këngë të re janë bashkëpunuesit e të dy artisteve, Zap dhe Chriss, transmeton Klan Kosova.
Chris Lekaj ka postuar një fotografi në Instagram, ku shihen të dy këngëtarët në një skenë mjaft atraktive.
Ky klip do të dalë shumë shpejt, këtë e kanë konfirmuar vetë producentët në profilin e tyre Instagram.