Lajmet e fundit

Anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian e mbështesin 47 për qind e qytetarëve të Serbisë, ndërsa 29 për qind janë kundër.
Kështu thuhet në një studimi të kryer në fund të muajit dhjetor nga Zyra e Integrimit Evropian në Serbi, transmeton Klan Kosova.
Ndërkaq, nëse një referendum do të mbahej nesër me pyetjen "A e mbështesin anëtarësimin e Serbisë në BE", 15 për qind nuk do të votonin fare, kurse 9 për qind nuk e di sesi do t`i përgjigjeshin kësaj pyetjeje.