Lajmet e fundit

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës sonte do të protestojnë kundër masave të reja të Qeverisë.
Përmes një njoftimi në Facebook, kjo shoqatë ka bërë të ditur se protesta do të bëhet me vetura, dukë i rënë borisë, përcjell Klankosova.tv.
“Ju presim sonte për të bërë zhurmë prej orës 21:30! Nisja me vetura do të bëhet nga rruga b (Agim Ramadani), e drejtë te objekti i Qeverisë, duke bërë xhiro dhe rënë borisë”, thuhet në njoftimin e tyre.