Lajmet e fundit

Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, gjatë ditës së enjte ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore të masakrës së Lubizhdës së Hasit, ku para 19 vjetësh ranë për liri 14 dëshmorë dhe 40 martirë.
Përmes një postimi në Facebook, ai njoftoi se aty para qindra pjesëmarrësve ka dhënë edhe një premtim: ”Në këtë ceremoni u zotova se Ministria e Kulturës do të financojë ndërtimin e Kullës së Qëndresës si shenjë kujtese për sakrificën e hasjanëve për liri dhe pavarësi”.
Gashi po ashtu këtij postimi ia bashkëngjiti edhe disa fotografi të shkëputura nga kjo ngjarje.