Lajmet e fundit

Në emisionin Info Magazine që po transmetohet në Klan Kosova, për të folur lidhur me aktakuzën ndaj Fatmir Limajt, ish-ministër i Transportit dhe katër të akuzuarve të tjerë në rastin “MTPT”, i ftuar i Kushtrim Sadikut është avokati i Limajt, Tomë Gashi.
Gashi ka potencuar se aktakuza ndaj Limajt mund të jetë rrjedhojë e ndikimit politik të zyrtarëve të lartë kosovar në misionet e huaja, ndërsa ka thënë se mendon që do të ishte mirë që vetë Hashim Thaçi të ftohej si dëshmitar, njofton Klan Kosova.
"Gjithmonë ka qenë qëllimi i diskreditimit të Fatmir Limajt si personalitet".
"Njerëz të fuqishëm brenda politikës kosovare kanë ndikim edhe në misionet ndërkombëtare. Janë: Adem Grabovci, Bajrush Xhemajli, Adem Salihaj, të gjithë dëshmitar të prokurorisë".
"Ata janë të ftuar nga ana e prokurorisë, por Fatmir Limaj ka drejtë ta thërrasë të dëshmojë edhe ish kryeministrin, Hashim Thaçi, të dëshmojë mbi këtë rast".
"Është mirë të ftohet vetë Hashim Thaçi që të tregojë se si ka ardhur deri te kjo listë e mesazheve që mendohet të jenë të falsifikuara".