Klima e tensionuar politike në të cilën gjendet sot Kosova e bënë të diskutueshëm edhe opsionin e të shkruarit në zgjedhje, ka thënë deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, në Zona B të Klan Kosovës.
Megjithatë Gashi situatën e tanishme refuzon ta quaj krizë politike.
“Krizë politike nuk ka”, thotë Gashi, “situata në Kuvend nuk është e tillë sa të mos mund të merren vendime. Nuk ka krizë politike, por vetëm bllokadë politike. Një situatë krize politike, ka kur Kuvendi s’ka kuorum për marrjen e vendimeve, por jo edhe kur pakica bllokon fizikisht punën”.
Prandaj “opozita nuk ka të drejtë, nuk mund të bllokohet kuvendi në këtë mënyrë”.
“Në qoftë se përdorimi politik që po e merr në konsideratë opozita është dhuna fizike, aty bëhet distanca mes nesh. Nuk jemi për dhunë”.
“Në qoftë se hidhet gaz në sallë dhe nëse bëhet dhunë ndaj deputetëve, s’mund t’i bashkohem asnjë kauze”, pohoi Gashi.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.