Lajmet e fundit

Në emisionin Info Magazine që po transmetohet në Klan Kosova, për të folur lidhur me aktakuzën ndaj Fatmir Limajt, ish-ministër i Transportit dhe katër të akuzuarve të tjerë në rastin “MTPT”, i ftuar i Kushtrim Sadikut është avokati i Limajt, Tomë Gashi.
Gashi ka mohuar të ketë aktakuzë të re ndaj Limajt dhe ka shprehur habinë e tij me veprimin e prokurorit, njofton Klan Kosova.
"Nuk është aktakuzë e re, por ëshë një përmirësim i aktakuzës së vitit 2012 - kjo aktakuzë është tash e konsoliduar".
"Kjo aktakuzë është urdhër i gjyqtarit të atëhershëm dhe mbrojtja e ka kundërshtu fuqishëm këtë aktakuzë".
"Gjyqtarja ka nxjerr një vendim që në tërësi ka hedhur poshtë aktakuzat në drejtim të vëllëzerëve të Fatmir Limajt".
"Është paksa e çuditshme se si i ka ra ndërmend këtij prokurori që ta ngrisë këtë aktakuzë".