Lajmet e fundit

Opinionisti, Astrit Gashi, ka folur rreth mesazheve të austriakut Sebastian Kurz rreth idesë së shkëmbimit të territoreve me Serbinë, duke deklaruar se tani e gjithë kjo situatë është futur në një zymtësi totale.
"Ndjenjë qytetare shumë dëshpëruese në tërësinë e saj, se çfarë kemi bërë gabim në vitet e fundit që kemi ardhur në këtë pozitë qe jemi të ngushtuar në të gjitha anët".
"Ky qëndrim austriak u bë i hapur për qytatarët e Kosovës, por ne e kemi ditur që Austria është e pozicionuar nga ideja gjithëpërfshirëse. Është pak befasi e gjithë kjo ide me Austrinë, dhe ne kemi mbetur pezull dhe nuk dimë si të sillemi".
"Gjithmonë e kam parë Austrinë si një lloji mbështetësi të Gjermanisë dhe tani i del kundër. Pse Austria ka dalë nga kjo nuk e kam të qartë personalisht".
"Sipas meje, shkëmbimi i territoreve në bazën e saj është ide serbe, e cila rrugës edhe për shkak të paaftësisë sonë, më pastaj ka gjetur kanale të komunikimit edhe nëpër kancelari të mëdha botërore".
"Unë e shoh që prej shteteve të fuqishme që e përkrahin idenë e shkëmbimit është gjithsesi Franca, duket se ka depërtim edhe te administrata e Trumpit. Lobimi shqiptar dhe serb kanë luftuar me vite të tëra në SHBA. Gjermania dhe Britania kanë qëndrim kundër tani për tani. Politika vendase kosovare nuk mund të ndikojë, ata e kanë lënë në duart e huaja mbrojtjen e shtetasve kosovar për vite të tëra".
"Sipas meje, nga informacionet qe i kam, kjo nëse s'është ide serbe dhe nuk ka qenë ide amerikane, sepse para dy vite me e përmend lëvizjen e territoreve i binte të futesh në listën e zezë, s'ka qenë as ide gjermane. Ndoshta ka qenë e francezëve që e kanë ndarë edhe lumin Ibër në Mitrovicë, por riaktualizimi i saj ka ardhur nga Serbia dhe Rusia".
"Problemi ynë më i madh është që ne nuk po dimë si të gjendemi në këto rrethana të reja, dhe në tërë këtë gjë, me këtë ide që e kanë nisur të tjerët, ti nuk mundesh me e dhënë maksimumin".
"Po flasim për dy strategji që janë serbe. E para është asociacioni me kompetenca ekzekutive, ose propozimi tjetër hajde hyjmë shkëmbejmë territore. Pse jemi duke u sillë në dy propozime serbe. Kush është përfitimi këtu?"
"Shtetet e jashtme nuk kanë ide të tyre, po i shikojnë idetë tona. Më shumë është punuar kundër shtetit tonë brenda Kosovës se në Serb".
"Çfarë pret kryeministri që nuk e themelon asociacionin, çfarë pret opozita qe nuk i bën presion për me e miratu asociacionit në bazë të kushtetutës? Nëse serbët nuk duan ta pranojnë, atëherë është tjetër gjë, ndryshe në valle serbe jemi duke luajtur", deklaroi ai në Klan Kosova.