Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, në Info Magaizne në Klan Kosova, ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend.
Gashi ka thënë se akuzat për përdorim të alkoolit në Kuvend është e paverifikuar, duke e cilësuar si çështje diskursi më shumë se gjithçka tjetër, njofton Klan Kosova.
"Akuza për deputetët e opozitës se po përdorin alkool është e paidentifikuar. Ndonëse videot janë shpërndarë nën dyshimet se po pihet alkool, një gjë e tillë s’është verifikuar".
"Diskursi ku flitet për alko-test e narko-test është diskurs negativ që e ka përfshirë klasën politike".
Ai poashtu ka komentuar kërkesën e Xhavit Halitit për t'ua hequr mëditjet anëtarëve të Komisionit për Integrime Europiane që nuk ishin prezent në mbledhje. Gashi poashtu ka treguar edhe shkakun e vonesës së mbajtjes të "seancës së bufesë".
"Veprimi Xhavit Halitit dje në Komisionin për Integrime Europiane ka qenë i gabuar. Të kërkohet që të na hiqen mëditjet s’i takon atij".
"Ai ka dhënë një deklaratë palidhje me qëllim që të shkaktojë konfuzitet. Unë e kam njoftuar kryesinë e komisionit se nuk do të shkoj në atë mbledhje.
"Haliti është përgjegjës për shkeljet procedurale sa i përket mbledhjes së djeshme".
"Arsyeja se pse kemi pritur ne atë natë aq gjatë për seancë, ishte pritja e Xhavit Halitit që të kthehej nga Shqipëria, sepse pa të s’mund të mbahej mbledhja e Kryesisë për shkak të mungesës së kuorumit".
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
K
SHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.