Lajmet e fundit

Në edicionin e sontëm të “Zona e Debatit” është duke u diskutuar adresimi i fundit i kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.
Kjo pas qëndrimit të tij në Kosovës dhe debatit që u zhvillua në Klan Kosova të enjten.
Analisti Ilir Mirena ka thënë se Edi Rama me arrogancën e tij është i njohur, por që kjo në Shqipëri nuk vërehet aq shumë sa në Kosovë, njofton Klan Kosova.
“Këtu e ka pas më lehtë ta bëjë at lloj debate sepse nuk ka pasur kujt t’i jep llogari.
Kurse Dardan Gashi ka thënë se “Dokrrat e hirit” do t’i kthehen Ramës boomerang.
“Ne nuk kemi ligj për import të mbeturinave në Kosovë edhe Edi Eama thotë ka edhe krejt kosovarët kanë thënë ka.”
“Nëse Edi Rama thoshte se s’e kam emrin Dardan të gjithë do ta besonin.”
“Kjo është diçka që duhet të shikohet edhe prej psikologëve. Nuk ka pas asgjë spektakolare në atë debat”, ka thënë Gashi.