14.11.2018 · përditësuar para 2802 dite1 min lexim
Rep artisti i njohur amerikan me origjinë kosovare, Labinot Gashi, ka publikuar së fundmi këngën e tij të shumëpritur të titulluar “No Face No Case”.
GASHI këtë këngë e ka realizuar në bashkëpunim me hip-hop artistin e njohur anglez, Nathaniel Thompson, i njohur si Giggs, njofton Klan Kosova.
Artisti kosovar është i njohur për stilin e tij të veçantë pasi tekstet dhe instrumentalet i krijon vet.
Projekti i parafundit i GASH-it i titulluar “Creep On Me” është publikuar gjatë muajit gusht të këtij viti dhe është pritur shumë mirë nga dëgjuesit e muzikës.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.