Lajmet e fundit

Analisti politik Astrit Gashi ka thënë se asnjëherë më parë se sa në këtë fushatë elektorale, qytetarët e Kosovës nuk kanë qenë më të pa interesuar për debatet e politikanëve për mandatin e ardhshëm qeverisës.
Në Magazinën Zgjedhore derisa po debatohet për mbylljen e fushatës së zgjedhjeve të parakohshme, Gashi tha po ashtu se asnjë platformë ekonomike, nuk do të zbatohet në mandatin e ardhshëm nga zyrtarët politik, ashtu sikurse ka ndodhur në mandatet e kaluara, transmeton Klan Kosova.
''Unë kam parë programe të ndërtuara në mënyrë bizare që kanë mbetur vetëm në fushata elektorale. Kjo fushatë nuk ka dhanë një fjali të cilën e mbaj mend. Mbeten në mend disa brutalitete që kanë sjell prurje të reja''.
''Për shkak të aderimeve krejtësisht të panatyrshme duket sikur kanë punu edhe si shërbime sekrete Krejt cka mbahet në mend nga ky debat zgjedhor është Milaim Zeka. Se ska pas debate''.
''Për herë të parë kemi pa që qytetarët janë pa që skanë zgjuar interesim për të lexuar ndonjë deklarim të fushatës zgjedhore''.
''E kanë nis fushatën zgjedhore kush po del i pari e kush i dyti. Asnjë nga programet ekonomike të kësaj fushatave nuk kanë me u qel, ngjashëm sikurse herave të kaluara. Asnjë nuk ka premtime konkrete''.