Lajmet e fundit

Raporti i autopsisë, që tregon shkakun e vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Gashit, vetëm e konfirmon atë që tashmë është ditur nga opinioni publik, se Dehari vdiq nga asfiksia.
Kështu ka deklaruar Tomë Gashi, avokati i angazhuar nga familja Dehari, menjëherë pasi Kryeprokurori i Prizrenit Sylë Hoxha, ka lexuar raportin zyrtar të autopsisë në një konferencë për media.
“Ky raport vetëm konfirmon atë qe është ditur deri me tani; se Astrit Dehari ka vdekur nga Asfiksia – bllokim i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes nga mjeti i fortë”.
Gashi në profilin e tij në Facebook, shkruan se familja dhe Vetëvendosje kanë ëbrë që 13 ditë kërkesë për të angazhuar ekspertë të pavarur rreth provave, po s’kanë marrë përgjigjje ende.
“Edhe pas kërkesës tone qe Prokuroria te na dorëzojë provat qe ekspert e pavarur te angazhuar nga familja Dehari te japin mendimin e tyre, kjo kërkesë nuk është aprovuar as pas 13 ditë pas vdekjes se Astritit”.
“Me qene se nuk na është dhëne asnjë prove qe ekspert e pavarur Dr. Besim Ymaj nga Shqipëria dhe Dr. Besim Latifaj nga Anglia t’i përdorin për raportin e tyre, atëherë raporti i autopsisë i Institutit te Mjekësisë Ligjore ne Prishtine nuk është i plotë”.