Lajmet e fundit

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka kërkuar që presidenti Hashim Thaçi të tërhiqet, transmeton Klan Kosova.
"Fjalori i presidentit Thaçi për arrestimin e një qytetari protestues në sheshin Nëna Terezë është nën çdo nivel të pranueshëm për gjuhën e një bartësi institucional".
"Gjuha që po përdor presidenti është, thënë minimalisht, gjuhë e përçarjes dhe nxitjes, e jo e bashkimit e pajtimit"
"Presidenti ka përfunduar detyrimet e tij kushtetuese. Komentimet që po vazhdon t’i bëjë për situatën politike nuk janë në frymën e pajtimit, unifikimit dhe përfaqësimit simbolik, frymë që duhet të prezantojë institucioni që ai drejton"
"Gjuha dhe retorika e liderëve politikë, e veçanërisht e presidentit, duhet me patjetër të pastrohet nga urrejtja, nëpërkëmbja, poshtërimi dhe fyerja e kundërshtarit politik", ka shkruar Gashi në rrjetin social Facebook.