Ansambli i këngëve dhe valleve “Shota” nga viti 2019 do të ketë rritje të buxhetit. Kështu premtoi ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, gjatë një vizite që i bëri këtij institucioni.
Gashi, përveç buxhetit, premtoi edhe investime si në instrumente dhe në krijimin e një arkive për “Shotën”,
“Sot për herë të parë jam edhe për një arsye tjetër, për të parë cilat janë nevojat financiare. Kam marrë vendim që të gjitha institucioneve të kulturës t’ia rris buxhetin. Do ta jenë buxhetin në rritje nga viti 2019”.
“Ky institucion ka nevojë për arkivën e vet dhe këtë projekt do ta iniciojmë si procedurë që Shota ta ketë edhe arkivën, për shkak të rëndësisë që ka ky institucion. Ka nevojë edhe për instrumente dhe besoj që do të gjejmë mundësi buxhetore që ky institucion të pajiset me instrumente”, ka thënë Gashi, raporton EO, transmeton Klan Kosova.
Ndërsa, Shefqet Gjocaj, drejtor i Ansamblit Shota, tha se nga ministri kanë marrë zotimin edhe për realizimin e projekteve që Shota ka filluar si dhe për projektet e planifikuara.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
SZ
SHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.