29.04.2016 · përditësuar para 3746 dite1 min lexim
Rastet e arrestimeve të fundit në Kosovë nën dyshime për shpëlarje parash nga të ashtuquajturit “peshqit e mëdhenj”, si deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Azem Syla, është një testim i opinionit publik dhe matje e reagimit të tyre, para Gjykatës Speciale.
Kështu mendon, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, i cili ishte mysafir në Info Magazine të Klan Kosovës.
“Për bindjen time, po testohet opinioni publik se si do të veprojë në këto raste. Edhe vet partia të cilës i përket zoti Syla i ka dhënë mbështetje procesit”, ka thënë Gashi.
Ai pohoi se Gjykata Speciale është e imponuar pikërisht për t’i trajtuar rastet të cilat nuk u trajtuan deri sot.
“Gjykata Speciale është imponim ndërkombëtar, për t’u marrë me rastet të cilat nuk janë trajtuar dot deri sot. Mendoj se po vijmë në një fazë kur po përgatitet terreni që të hyjmë në një stad tjetër: akuzat për veprat penale para lufte, gjatë dhe pas luftës”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.