Prejse deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, nuk e kishte votuar shefin e tij të partisë për kryeministër, raporti më të në aspektin politik ka mbetur i ngurtë.
Gashi ka shpjeguar për Info Magazine të Klan Kosovës, se me kryeministrin Isa Mustafa ka vetëm komunikim formal.
“Nuk ka përmirësim në komunikim politik me zotin Mustafa, komunikimi formal ka ekzistuar gjithmonë, por jo ai politik”, ka thënë Gashi, duke shtuar se “komunikimi politik vazhdon të jetë i ngurtë”.
Gashi që ka folur për prapaskena të seancës së jashtëzakonshme të 27 shkurtit, kur Hashim Thaçi u zgjodh President, ka vënë mëdyshjet e tij nëse Opozita dëshironte ta pengojë njëmend zgjedhjen e Thaçit apo jo.
“Nga protesta e së premtes u pa që kishte më pak protestues nga Opozita, ndoshta edhe Opozita nuk ishte aq e përgatitur dhe e interesuar”, ka shpjeguar Gashi mendimin e tij.
“Por tashmë edhe kalkulohet, sepse me largimin e zotit Thaçi nga PDK-ja dhe me ardhjen e zotit Veseli në krye të saj mundët të ketë disa çarje në PDK, po ashtu edhe Gjykata Speciale mund ta dëmtojë në disa komandantë që janë motori i mbledhjes së votave”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.