Lajmet e fundit

Në Rahovec është duke u punuar palestra sportive.
Punimet nga afër në këtë palestër i ka vizituar ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi së bashku me kryetarin e kësaj komune, Smajl Latifi.
Gashi deklaroj se ndodhet në këtë palestër për të parë nga afër punimet e realizuara deri më tani në këtë objekt sportive dhe për të rikonfirmuar përkushtimin e tij për mbështetjen e vazhdueshme që kjo palestër të përfundohet sa më parë.
“Natyrisht, se puna më e madhe është kryer në këta tre-katër muajt e fundit prej kurse jemi dakorduar me kryetarin Latifi që ta kemi të gatshme palestrën për zhvillimin e Kupës së Kosovës në basketboll. Është një moment jashtëzakonisht i mirë që përmes këtyre garave që ta testojmë palestrën e Rahovecit”, theksoi tutje ministri, duke vlerësuar se është fat i mirë dhe ditë e madhe për Rahovecin, për sportistët e sportdashësit që ta kenë një projekt kaq të madh i cili ka një vlerë rreth 3 milion euro.
Ndërkaq kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, falënderoi ministrin Gashi për angazhimin për kujdesin dhe mbështetjen e projektit të palestrës në Rahovec.
“Edhe pse ka zgjatur si projekt me vite të tëra, falë ministrit dhe stafit të tij objekti gati plotësisht është i shfrytëzueshëm për të filluar ndeshjet për kupën e Kosovës në basketboll”, u shpreh mes tjerash kryetari Latifi.