Lajmet e fundit

Nesër Kuvendi i Kosovës me fillim prej orës 11:00 pritet ta mbajë seancën e radhës ku do të bëhet edhe votimi i Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Kosovës.
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Arben Gashi, tha se nesër do të votohet për stabilitetin financiar të vendit.
"Nesër në ora 11:00 është në procedurë Ligji mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2021, si dhe disa marrëveshje ndërkombëtare shumë me interes për Kosoven. Keto ligje tashmë nuk janë ligje për një qeveri apo për një koalicion qeverisës; nesër votohet për stabilitetin financiar të vendit".
"Është përgjegjësi e secilit deputet dhe grup parlamentar që përtej interesit politik ditor, ta vendos stabilitetin ekonomik dhe financiar të vendit. Muajt në vazhdim do të karakterizohen nga një krizë e thellë institucionale - kërkohet përgjegjësi dhe pjekuri politike nga ne! LDK është e gatshme t’i marrë përgjegjësitë që i takojnë!".