Lajmet e fundit

Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi ka folur për miratimin e projektligjit për Obiliqit duke thënë se komunës do t'i nevojitet një kohë e gjatë për të riparuar dëmet që janë shkaktuar deri tani.
"Faktikisht qytetarët e Obiliqit, KEK-u i paguan Agjencionit të minierave dhe Mineraleve një llojë rentë".
"5 milionë e 600 mijë euro do t’i përfitojë komuna në të ardhmen. Komuna do të ketë një kohë të gjatë për të riparuar dëmet që janë shkaktuar deri më tani si në infrastrukturë dhe ambient".
Gashi, i ftuar në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se gjatë dimrit ambienti është trefish më i ndotur përkundër stinëve tjera.
"Ne do të kemi një mundësi që me buxhet më të madh që të krijojmë kompani publiko-private. Sidmos gjatë sezonit dimëror e kemi për trefish më shumë të ndotur ambientin përkundër stinëve të tjera.
"Ligji obligon operatorët ekonomik që operojnë në atë zonë që të jenë më të përgjegjshëm".
"Ligji parasheh që të gjithë operatorët ekonomik që veprojnë në komunë, duhet të ndalin ndotjen e ambientit".
"Besoj që në të ardhmen që të gjitha këto nene që janë me ligj duhet të shihen me një përkushtim më të madh, pasi po flasim për një zonë që është shumë e dëmtuar", ka thënë Gashi.