Lajmet e fundit

Shefi i grupit parlamentar i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se LDK-ja nuk do ta votojë buxhetin.
Sipas tij, ai ka probleme ligjore dhe kushtetuese.
“Java e ardhshme është përcaktuese për mënyrën se si do të shihet buxheti i vitit të ardhshëm, sido që të shkojë ky buxhet do të jetë një buxhet jetëshkurtër, sepse qeveria e re pas zgjedhjeve duhet ta rishikojë dhe të japë një buxhet zhvillimor, një buxhet ku rriten pagat dhe mirëqenia dhe ekonomia e Kosovës. Ky që ka ardh tash nuk përfaqëson asnjërën nga këto pika. Ne nuk e votojmë buxhetin dhe do të japim vërejtjet tona. Ky buxhet ka probleme ligjore dhe kushtetuese të cilat VV-ja ose qeveria i ka propozuar gabimisht. Buxheti ka dy probleme,dërhyrja e buxhetit të shtetit në ligjin për pagat në sektorin publik dhe ndërhyrja e këtij ligji të buxhetit që tentojnë në ligjin për tatimin në pronën e paluajtshme”, tha Gashi pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, njofton Klankosova.tv.