29.10.2015 · përditësuar para 3929 dite1 min lexim
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, në Info Magaizne në Klan Kosova, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend.
Gashi tha se megjithë bojkotin që i ka bërë Opozita punës së Parlamentit ka disa procese në të cilat ajo domosdoshmërisht të të duhet të jetë e përfshirë, njofton Klan Kosova.
Ndërkaq, nismën e Presidentes Atifete Jahjaga për ta dërguar marrëveshjen në Gjykatën Kushtetuese e ka quajtur "nismë elegante".
"Janë dy tri veprime ku opozita do të jetë në një formë e detyruar të jetë e përfshirë në punët e Kuvendit: vizita e presidentit austriak, e komisionarit të BE-së Johanes Hahn dhe po ashtu ratifikimi i MSA-së".
"Ka një qasje pozitive sa i përket ujdisë rreth Asociacionit të Komunave Serbe".
"Presidentja do ta dërgojë atë marrëveshje në Gjykatën Kushtetuese, dhe mendimi që do të japë ajo gjykatë duhet të jetë final e të respektohet".
"Presidentja po përdorë një rrugë “elegante”e për të dalë prej situatës dhe mbetet të shohim se si do të realizohet".
"Dërgimi i kësaj marrëveshjeje për shqyrtim në Kushtetuese, është opsion shumë elegant dhe do ta lërë opozitën pa argument".
"Gjykata Kushtetuese mund të vendosë një masë të përkohshme me të cilën do të kërkojë që marrëveshja të pezullohet e të mos-zbatohet deri në vendimin final të saj".
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
K
SHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.