Lajmet e fundit

Analisti Dibran Gashi ka kritikuar qasjen e kryeministrit Albin Kurti ndaj bashkimit kombëtar, duke e cilësuar atë si një premtim që nuk u përmbush.
“Për mua, kauza e bashkimit kombëtar që Albin Kurti e kishte ngritur si një nga çështjet kryesore të tij, doli farsë".
"Ai ka lobuar vazhdimisht në fjalimet e tij për këtë çështje, por sapo mori pushtetin, e justifikoi mosveprimin me pengesat kushtetuese”, tha Gashi, në emisionin "Kosova Today" në Klan Kosova.
Sipas tij, veprimet e Kurtit jo vetëm që nuk kanë avancuar kauzën e bashkimit kombëtar, por përkundrazi, kanë krijuar ndarje mes shqiptarëve.
“Pas marrjes së pushtetit, Kurti ka treguar qartë se jo vetëm që nuk ka bërë hapa drejt bashkimit kombëtar, por ka kontribuuar në ndarje dhe përçarje".
Ai ka arritur të krijojë pikën më të ulët në raportet mes shqiptarëve”, shtoi Gashi./Klankosova.tv.
Për të dëgjuar deklaratat e plota, ndiqeni videon në vijim: