Avokati Tomë Gashi, në Zona e Debatit në Klan Kosova, ka thënë se për bindjen e tij opozita ka fërkime, për shkak të dëshirës së partnerëve për ta forcuar pozitën brenda koalicionit.
Gashi ka theksuar se për bindjen e tij zhvillimet e fundit në vend lidhen me formimin e Gjykatës Speciale, njofton Klan Kosova.
"Është haptas që diçka nuk shkon mes tyre, pasi secila palë ka dëshirë për ta forcuar pozicionin e vetë".
"Kemi këtu edhe joshje të caktuara nga pushteti, por gjithmonë aludimi është edhe për shkak të profesionit tim, që unë e lidhi me atë Gjykatën "e madhe" Speciale, këtu ka ndërskamca ka kërcënime ka gjëra të tjera, dikush dëshiron t’i shpëtoj akuzimit të ashpër".
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
K
SHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.