Lajmet e fundit

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Kujtim Gashi, ka shprehur bindjen e tij që kjo parti do t'i fitojë zgjedhjet parlamentare.
Ai e sheh rezultatin e suksesshëm në Prizren në kuadër të zgjedhjeve lokale si ogur të mirë për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
“Në fakt, ne kemi pasur një rezultat në zgjedhjet lokale që ka qenë rekord i pasluftës, që nga themelimi i Partisë Demokratike të Kosovës, por që në të gjitha garat që janë zhvilluar në Prizren, për herë të parë e kemi thyer një rekord, edhe për kandidatin tonë për kryetar komune, Shaqir Totaj, i cili i ka pasur në rundin e parë 27 mijë vota", ka thënë Gashi në DPT Te Fidani në Klan Kosova.
"Pa dyshim, në punën dhe angazhimin tonë jemi duke e bërë në Prizren".
"Besoj fuqishëm që ajo që ka reflektuar në Prizren do të jetë barometër edhe për nivelin qendror, dhe unë jam i bindur që Partia Demokratike e Kosovës, me datën 28 dhjetor në orën 20:00, do ta shënojë fitoren dhe do të jetë partia e parë në Republikën e Kosovës.”