Lajmet e fundit

Deputeti nga radhët e LDK-së Arben Gashi ka thënë për Klan Kosovën se nuk ishte larguar nga mbledhja e sotme e Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane por se e kishte paralajmëruar paraprakisht komisionin në fjalë për mos pjesëmarrjen e tij në takim.
“Nuk jam larguar, kam pas agjendë tjetër. E kam paralajmëruar komisionin se nuk do të mund të marrë pjesë në kohën kur ishte caktuar takimi. Unë kam thënë se po të njëjtën kohë nuk do të mund të jem i pranishëm, por kam kërkuar që ai të mbahet në një orar tjetër” tha Gashi.
Duke i komentuar deklaratat e anëtarit të Komisionit për Integrime Evropiane Xhavit Haliti i cili ka kërkuar që atij t’i hiqet mëditja e pjesëmarrjes në komision, Gashi ka thënë se ai nuk ka asnjë lloj kompetence për ta bërë një gjë të tillë
“Mëditjet nuk konsiderohen derisa mungon”.
“Xhavit Haliti dëshiron të luajë personin autoritativ ndonëse nuk ka asnjë kompetencë për këtë mbi asnjë anëtar të këtij Komisioni” ka përfunduar Gashi.