Lajmet e fundit

Avokati i Azem Sylës, Tomë Gashi në një postim në llogarinë e tij në facebook ka bërë me dije se janë anuluar të gjitha seancat e caktuara për datën 6, 7 dhe 8 korrik 2016 në rastin e klientit të tij.
Lexoni më poshtë postimin e tij të plotë:
EULEX-i DUHET T1I DORËZOJ TË GJITHA LËNDËT TEK GJYQTARËT DHE PROKURORËT VENDOR
EULEX-i dështon përsëri sa i përketë hetuesisë së veçant në rastin e z.Azem Syla dhe të tjerëve, të gjitha seancat e caktuara për datën 6,7dhe 8 korrik 2016 janë anuluar. Eulex-i nuk jep sqarime për këto shtyrje por dihet se EULEX-i ende nuk ka mandat në Kosovë. EULEX-i duhet që të gjitha lëndët ti dorëzoj tek Gjyqtarët dhe Prokurorët vendor, sepse askund në botë misionet e sundimit të ligjit nuk i mbajnë lëndët në siltarë.
Pasi që Eulex-i nuk mund të veproj, ata që janë paraburgim nuk mund ti realizojnë të drejtat e tyre, dhe askush nuk ka të drejtë që ti mbajë në paraburgim duke mos kryer asnjë veprim hetimor.
Eulex-i është këtu që të na mësoj apo imponoj rregullat e sundimit të ligjit, por ne po e këshillojmë Eulex-in, pasi nuk ka mandat për të vepruar ti dorëzoj lëndët tek Gjyqtarët dhe Prokurorët e shtetit të Kosovës, posaçërisht kur të dyshuarit e Eulex-it si z.Azem Syla dhe të tjerët janë në paraburgim,rregulla e parë e drejtësisë është kur nuk mund të veprosh vetë lejoj të tjerët të veprojnë në interes të drejtësisë.