Lajmet e fundit

Analisti politik Astrit Gashi, po e sheh si shumë të vështirë formimin e një partie politike të re, tani kur zgjedhjet mund të jenë afër.
“Është rrugë shumë e vështirë më ndërtuar një parti politike prej zero sidomos kur dihet se ka shumë pak kohë deri në zgjedhjet e fundit”.
“Madje kur dihet se ka një marrëveshje mes partive tash në koalicion se zgjedhje do të ketë deri në pranverë”, ka thënë Gashi në Zonën B të Klan Kosovës.
Gashi u shpreh se buxheti për vitin 2017 dhe kundërshtitë për të mund ta shpien vendin në zgjedhje.
“Ndoshta çështja e buxhetit do të jetë një shkëndijë për zgjedhje të reja”.
Sipas tij, këta persona që po përfliten që do jenë pjesë e “Alternativës së Re” duhet të jenë pjesë e Qeverisë.
“Në çfarëdo rrethane këta duhet me parapa pjesëmarrjen në qeverisje. Unë dëshiroj që ata duhet të jenë brenda, pjesë e ndonjë koalicioni që të vërehen se kush janë”.