Petrit Gashi kryesues i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit ka thënë se bordi të cilin ai drejton ka një “përbërje të lezetshme”.
Ai kësisoj është përgjigjur në pyetjen e Klan Kosovës se a ka përbërje politike ky bord.
Më herët Gashi ka thënë se AKP-ja është e interesuar që ta rris përgjegjësinë dhe intensitetin e privatizimit.
Ai këto komente i bëri pas takimit që pati sot me kryekuvendarin Kadri Veseli.
Gashi theksoi se në takim u zotuan se do të kenë një listë të uzurpatorëve të pronave publike dhe shoqërore.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.