Pavarësisht thashethemeve se ka probleme në martesën e saj, Jennifer Garner ka shumë arsye të buzëqesh kur vjen fjala te fëmijët e saj.
Bashkëshortja e aktorit të mirënjohur, Ben Affleck u pa shumë e hareshme derisa po shijonte një ditë bashkë me të bijën Seraphina.
43 vjeçarja u pa me një stil të thjeshtë të veshjes derisa nuk kishte vënë as grim derisa e bija dukej shumë e lumtur teksa dukej se i pëlqente shumë fakti se e ëma po e mbante mbi shpinë, transmeton Klan Kosova.
Ato duket se kishin vendosur të kishin tamam një shëtitje prej vajzash pasi për disa orë bënë shopping.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.