Lajmet e fundit

Ata e kanë bërë të ditur se do të divorcohen, por Jennifer Garner dhe Ben Affleck nuk e kanë plan që të shpërngulen nga vila e tyre në Pacific Palisades, California.
“Ky nuk do të jetë një divorc i shëmtuar”, ka thënë një burim i afërt me çiftin për People Magazine, të cilët kanë qenë të ndarë disa muaj para se ta bëjnë publik lajmin. Ata kanë në plan që të rrinë bashkë si prindër që janë, dhe do të bëjnë më të mirën në interes të fëmijëve të tyre, transmeton Klan Kosova.
Edhe Affleck dhe Garner, planifikojnë që të jetojnë në të njëjtën pronë të cilën e patën blerë në vitin 2009, për 17.5 milionë dollarë.
Ata kanë provuar konsulentë të ndryshëm dhe terapi çiftesh që ta bëjnë martesën e tyre që të funksionojë”, ka thënë burimi i çiftit, i cili është martuar në vitin 2005.