Lajmet e fundit

Projekti i quajtur “ Get in the Ring “ do t`iu ofrojë mundësi ndërmarrësve të Kosovës që të paraqesin idetë e tyre për biznese të reja në zyrën apo email adresën e Rrjetit të Biznes Engjujve për ndërmarrësi –biznes deri më datën 20 nëntor në mënyrë që të jenë pjesë e garës.
Përfaqësuesi i projektit “ Get in the Ring” Uran Rraci i ka thënë Klan Kosovës se konkursi është i hapur për të dyja gjinitë dhe pa dallim moshe, ndërkaq për fituesit do të ndahen tri çmime ku i pari pritet të kap vlerën e milionave
Sipas Rracit projekti ka për qëllim që të krijojë dhe zhvillojë bizneset në Kosovë, njofton Klan Kosova.