Lajmet e fundit

Në Kosova Direkt, në edicionin e sontëm të Orës së Fundit, i ftuar ishte organizatori i ngjarjes sportive të turnirit të futbollit të vogël në kryeqytet, Fatos Dili.
Organizatori Dili, tha se një aktivitet siç është futbolli i vogël në Kosovë, është duke u përkrahur mjaft shumë nga komuna e Prishtinës, e që pjesë e kësaj ngjarjeje do të jenë edhe veteranë të futbollit kosovar, njofton Klan Kosova.
‘’Ky organizim është jo i pari në Kosovë por i të gjitha vendeve që kemi afër.’’
‘’Me përkrahjen e komunës së Prishtinës do të marrin pjesë dy shoqata, Doën Syndrom Kosova si dhe SOS fshati i fëmijëve. Aty do të marrin pjesë edhe veteranët e futbollit kosovar.’’
‘’Unë kam filluar hapat e parë si gazetar në Klan Kosova, dhe pas rrugëtimit që kam bërë nga po ky televizion unë kam arritur që për dy vite të konkretizoj atë që gjendemi tani.’’
‘’Kjo ngjarje është mirëpritur edhe nga zyrtarë të komunës, i pari që pëlqeu këtë ide ishte Kryetari Shpend Ahmeti, të cilit ideja i pëlqeu shumë dhe na përkahi për një aktivitet të tillë. Meritor poashtu për këtë ngjarje sportive është edhe Drejtori i Shërbimeve Publike, Gent Begolli.’’
‘’Ky aktivitet ka një kosto mjaft të madhe por që është një vepër e cila mbahet për herë të parë e që është një plus tejet i madh për kryeqytetin’’