Lajmet e fundit

Rëndësia e rezultateve të dala nga shteti i Michigani-t është e madhe për republikanin Donald Trump dhe demokratin Joe Biden.
Ky i fundit mund të mposhtë të parin në garën për kryetar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nëse fiton në këtë vend në të cilin për momentin është duke prirë me 0.6 përqind, kur janë numëruar 92 përqind e votave.
Ky dhe tre vendet tjera ku Biden prin, Arizona, Wiskonsin dhe Nevada e cila ka ndërprerë procesin e numërimit deri të enjten, i japin atij fiks 270 vota elektorale që duhen për të parin e Amerikës, njofton Klan Kosova.
Kështu, 78 vjeçari ka hyrë në histori, duke u bërë kandidati që ka fituar më së shumti vota në histori të zgjedhjeve presidenciale.
Por, shumë nga to nuk i mori edhe në vendin e lindjes Pensylvania, ku është duke prirë kundërshtari i tij, Trump. Ky vend do të bëhej i 23-ti ku republikani i cili aktualisht ka 213 vota elektorale, do të fitonte.
Në fakt, demokrati në fillim ishte duke prirë në luftën për të parin e shtetit më të fuqishëm në botë, por rezultati iu përmbysë.
Për këtë ai u shpreh i habitur, derisa tha se do t'i drejtohet edhe Gjykatës Supreme.
Madje sipas raportimeve presidenti aktual amerikan, po bën gati edhe juristët që të kontestojë rezultatin e zgjedhjeve në rast humbje.
Pakënaqësitë e tij Trump i shfaqi edhe përmes cicërimave në Twitter, të cilat rrjeti social i konsideroi të diskutueshme, andaj edhe ia bllokoi.
Këto zgjedhje po konsiderohen si më interesantet në histori të ShBA-së.
Kjo vërtetohet edhe nga pjesëmarrja e votuesve e cila është më e larta ndonjëherë, me 160 milionë vetë.
Histori do të bëhet edhe në garën për kongresmenë. 25 vjeçari, Madison Cawthorn, do të bëhet anëtari më i ri i Kongresit të Dhomës së Përfaqësuesve.
Karrige në Dhomën e Përfaqësuesve në Dakotën Veriore fitoi edhe 55 vjeçari, David Andahl, të cilit në fakt muajin e kaluar vdiq si pasojë e COVID-19.
Kjo ndodhi, si shkak i atij që njihet si votimi i hershëm që filloi qysh me 18 shtator, prandaj emri i tij vazhdonte të figuronte në listën zgjedhore.