Lajmet e fundit

Trajneri i Romës, Rudi Garcia ka thënë se dyshja Francesco Totti dhe Edin Dzeko mund të jetë tepër bashkëpunuese.
Kapiteni i Giallorosi nuk ka luajtur në asnjërën prej ndeshjeve në sezonin e ri, por që njoftohet se ai do të jetë partner i Dzekos në ndeshjen kundër Frosinone.
Edhe pse Garcia ka thënë se ende nuk e din se kënd do ta fus në formacionin baze dhe kënd jo, por mundësinë Totti-Dzeko e ka lënë të hapur.
“Është mundësi e mirë që të inkuadrohen të dy, do të shohim se çfarë ndryshime taktike mund të bëjmë”.
“Nesër do të vendos se kush do të luajë dhe do të shihni formacionin”, ka thënë Garcia, transmeton Klan Kosova.