Lajmet e fundit
Rudi Garcia: Synimi ynë ka qenë Champion League dhe e kemi arritur.

AS Roma e mbylli në pozitën e dytë, por me humbje kampionatin italian të futbollit. Kjo skuadër ka pësuar humbje të dielën nga Palermo, me rezultat 1-2 në Olimpico.
Trajneri i Romës, Rudi Garcia ka thënë se synim i skuadrës nga kryeqyteti italian ka qenë Champion League.
“Ne kemi luajtur futboll në nivel të lartë gjatë gjithë kohës. Synimi ynë ka qenë Champion League dhe e kemi arritur”, tha Garcia, i cili nuk është i kënaqur me humbjen e fundit para shikuesve të vet.