Lajmet e fundit

Ish-drejtori i Drejtorisë së Shërbimit Informativ të Kosovës, Latif Gashi ka folur për garazhet ilegale në oborrin e selisë së PDK-së.
Ai ka thënë se ato nuk janë pronë e PDK-së, por e tij.
Deputeti i PDK-së, ish-drejtori i SHIK-ut thotë se garazhet nga fillimi kanë qenë nën pronësinë dhe emrin e tij, por që kohë pas kohe ia ka lënë në shfrytëzim partisë.
Një ditë më parë, drejtori i Urbanizmit në Komunën e Prishtinës ka bërë të ditur se ka përfunduar afati për regjistrimin e ndërtimeve pa leje dhe se garazhet e PDK-së janë regjistruar në emrin e Latif Gashit.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në:
http://www.zeri.info/aktuale/36904/garazhet-ilegale-te-latif-gashit/