Lajmet e fundit

Kandidati i AAK-së njëherësh kryetari aktual i Rahovecit, Smajl Latifi, ka mbajtur tubime zgjedhore në Xërxë dhe Ratkoc.
Këto aktivitete i ka përcjellur nga afër edhe ekipi i Klan Kosovës.
Gazetarja Altiana Zogaj, raportoi se kreu aktual i Rahovecit s'e bëri hesap kundërkandidatin e tij, duke i hedhur kunja në drejtim të tij.
Më 9 nëntor, Smajl Latifi do të garojë përballë Ali Dulës së Lëvizjes Vetëvendosje.