Lajmet e fundit

Të mërkurën, kandidatët për Kryetar të komunës së Prishtinës, thumbuan njëri-tjetrin me fjalë, derisa ishin në fushata elektorale nëpër lagje të ndryshme të kryeqytetit.
Daut Haradinaj, kandidat për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e AAK-së, kritikoi Arben Vitinë e Vetëvendosjes, se qeverisja e partisë së tij me kryeqytetin për gjashtë vite la disa fshatra pa ujë të pijes e kanalizim, Uran Ismailin e PDK-së e quajti asamblist me trotinet e Përparim Ramën e LDK-së, turistë në Prishtinë.
Gëzim Mehmeti i AKR-së e premtimet e partive tjera i quajti ëndrra, derisa Arben Vitia i Vetëvendosjes e kritikoi qeverisjen aktuale të kryeqytetit se pati para për të investuar por ekzekutivi nuk pati vullnet e s’bëri punë në terren.