Lidhja Demokratike e Kosovës, partia më e madhe opozitare në vend, të paktën deklarativisht është mjaft e zëshme sa i përket kërkesave për zgjedhje të reja parlamentare.
E zgjedhjet e brendshme nuk po duket se e kanë në plan t’i mbajnë.
Nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri, tha se nuk ka asnjë arsye që ky proces të përshpejtohet.
“LDK e ka kryetarin, Isa Mustafa, i cili në koordinim me nënkryetarët, po funksionon mjaft mirë. LDK e ka kalendarin zgjedhor, i cili fillon në maj dhe deri atëherë mos t'i shkon mendja dikujt që ka zgjedhje të brendshme. Tradicionalisht, LDK-ja i ka respektuar afatet dhe kalendarin zgjedhor”, tha Lutfi Haziri.
Shkrimin e plotë mund ta gjeni në REL.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.