Lajmet e fundit

Me datë 21-22 nëntor në Gjakovë do të mbahet gara “Digi Gjakova”.
Kjo garë do të organizohet nga Komuna e Gjakovës në bashkëpunim me programin Anti-Korrupsion të UNDP-së dhe partnerin implementues BONEVET.
Kjo garë ka për qëllim që të mbledhë ekipe që kanë ide kreative, e më pas për dy ditët e fundjavës ta parashtrojnë idenë e tyre para jurisë profesionale, njofton Klan Kosova.
Kurse ditën e fundit, ekipet do ta prezantojë këtë ide edhe para jurisë profesionale.
Zgjidhja më e mirë e (web-based) për secilin problem do të fitojë 4 mijë euro për ta realizuar idenë.
Komuna e Gjakovës me anë të ksaj gare dëshiron që të kalojë sfidat që i ka identifikuar siç janë: a)Të bëj më transparent procesin e rekrutimit të punonjësve në administratën komunale, b) Të bëj më efikas procesin e kërkesave zyrtare dhe c) Të rris transprencën dhe llogaridhënien e shpenzimeve brenda buxhetit komunal.
Aplikimi për Digi Gjakova është i hapur që nga 6 deri më 16 nëntor.