Lajmet e fundit
Ai dështoi të ishte një kandidat i denjë në këtë garë, duke ngelur shumë mbrapa në sondazhe. Në garë tani janë 16 republikanë dhe 5 demokratë.

Ish-Guvernatori i Teksasit, Rick Perry ka tërhequr kandidaturën për President të SHBA-ve.
“Sot unë po e anuloj garën time për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës” ka thënë Perry në një adresim për publikun në St. Louis, shkruan CNN, përcjellë Klan Kosova.
Ai dështoi të ishte një kandidat i denjë në këtë garë, duke ngelur shumë mbrapa në sondazhe.
Fillimisht, Perry ndaloi se paguari stafin e tij që merrej me fushatë në shtetin e Ajoas, ku tashmë ai dukej si i dalë nga gara për shkak të mbështetjes së pakët.
Rick Perry u tërhoq nga gara edhe në vitin 2012 pas disa gafave, ndërsa edhe këtë vit ishte shumë dobët në debatet e para që u organizuan. Ai tentoi të fliste për emigracionin, duke kundërshtuar idenë e ashpër të Donald Trump, por refuzoi t’i përmendte emrin.
Në fillim, Perry, që drejtoi shtetin e dytë me numrin më të madh të banorëve në Amerikë, shihej si njëri nga kandidatët kryesorë për të garuar në emër të republikanëve në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.
Mirëpo, kandidatët si Donald Trump dhe Ben Carson shpejt e eklipsuan, duke bërë që ai të mos shihej si njëri nga kandidaturat më të forta.
Në garë tani janë 16 republikanë dhe 5 demokratë.